Efektivi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para gjykatës, ku do i caktohet masa e sigurisë.
Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative. Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”. Paraditen e sotme, Morina eshte shfaqur i heshtur në kafazin prej xhami në pritje të nisjes së seancës gjyqësore.
Morina akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.
Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para disa ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt, ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.