Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se gjendja në arsim është katastrofë, duke e quajtur “një viktimë të kleptokracisë”.
Ai u shpreh se qëndrimi i qeveritarëve ndaj arsimit është “tipik me atë që vjedh dhe përçmon viktimën”.
Berisha theksoi se profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më dhe se pedagogët paguhen më keq se në diktaturë.
Sali Berisha: Arsimi është viktimë e kleptokracisë dhe në rrafshin psikologjik, jam përpjekur dhe përpiqem të analizoj qëndrimin e këtyre qeveritarëve ndaj qytetarëve, ndaj arsimit, ndaj shëndetësisë.
Është tipik qëndrimi i atij që vjedh dhe përçmon viktimën.
Në Shqipëri, një pedagog universiteti paguhet tre herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Një pedagog paguhet më keq se në diktaturën hoxhiste.