Në një postim në rrjete sociale kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.
“Një mik humbi sot betejën me covid-19.
Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e Agron Hysenlliut, inxhinierit të palodhur dhe mikut të mirë që na u gjend pranë në momentet më të vështira të qytetit tonë.
I gjithë Durrësi do ta kujtojë përherë kontributin e paçmuar dhe thelbësor të Agronit për ringritjen e qytetit tonë pas goditjes së rëndë që pësoi nga tërmeti.
U prehtë në paqe”,- shkruan Sako në rrjete sociale.
Një mik humbi sot betejën me covid 19 Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e Agron Hysenlliut,…
Posted by Emiriana Sako on Sunday, November 15, 2020





