Dy figura të njohura në Shqipëri kanë humbur jetën, janë është infektuar me COVID.
Nënkoloneli i Forcave të Armatosura, Ndrec Përkeqi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.
Nënkoloneli Përkeqi, prej tre javësh ishte i shtruar në spitalin Covid2 dhe pasi gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Ndërkohë, prej koronavirusit ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi.
Veizi ishte infektuar me Covid 19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.
Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist.
Me heret gjate dites, humbi jeten prej covid-19 edhe kreu i Institutit të Ndertimit, Agron Hysenlliu.





