Dy automjete janë përplasur në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize.

Për pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por që në fakt ende nuk ka mbaruar ende. Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetëra aksidente.