Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio Serbiano” përmes një videoje në rrjetet sociale pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.

“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojnë unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na vini kontroll në 4 të mëngjesit, vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetëson familjen.”

Gjatë një bisede me njërin prej shokëve të tij, reperi ka bërë me dije se efektivë të RENEA-s i kanë shkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për ta kërkuar si të dyshuar për sulmin me armë ndaj ambienteve të Top Channel.

Ndërkohë për ngjarjen policia ka shoqëruar 2 persona nga Shkodra, pasi dyshohet se autorët, të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës, ku po kryhen kontrolle.

Dyshohet se arma e përdorur për sulmin është hedhur në ferra.