Pas lajmit të infektimit të Mytiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili po merr kurimin në Turqi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon përmes një deklarate për mediat lidhur me situatën e pandemisë në vend por kryesisht brenda strukturave të saj.

Sipas KMSH, situata me pandeminë po bëhet gjithmonë e më serioze, ndërsa raporton se edhe myftinjtë e Tiranës dhe Kavajës janë prekur nga Covid-19 me këtë të fundit që e ka kaluar tashmë dhe me atë të kryeqytetit që po e kalon në kushte shtëpiake.

“Gjithashtu, ndodhet në izolim, por në gjendje relativisht të mirë shendetësore Myftiu i Tiranës Lauren Luli!“, shkruan KMSH në njoftimin e saj.

Njoftimi i KMSH: Situata e pandemisë, siç po shohim edhe nga shtimi i rasteve ditët e fundit, po bëhet serioze sërish!

Apeli ynë i vazhdueshëm për çdo besimtar e qytetar të vendit është kujdesi, plotësimi i sebepeve për t’u ruajtur për aq sa kemi ne në dorë.

Myftiu jonë i Kavajës, Besnik Leçini, fatmirësisht sapo ka kaluar me sukses këtë sprovë!

Gjithashtu, ndodhet në izolim, por në gjendje relativisht të mirë shendetësore Myftiu i Tiranës Lauren Luli!

Myftiu i Zonës së Shkodrës, Muhamed Sytari, është nisur drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

I drejtohemi Zotit të Madhërishëm, me një nga emrat e tij të bukur, Shëruesi, të bëjë të mundur kalimin sa më të shpejtë të kësaj sëmundje për myftinjtë e prekur, imamët, dhe për çdo qytetar tjetër të prekur nga kjo sëmundje dhe sëmundje të tjera!

O Zot jepu shërim të sëmurëve!