Horoskopi Paolo Fox Dashi:
Një lajm i mirë për beqarët sepse mund të bëjnë takime interesante. Disa nga ju kanë një valë dëshire për të dashuruar dhe planetët janë në anën tuaj. Në punë keni forcën e duhur për të përballuar sprova të rëndësishme, por edhe disa diskutime. Marsi në disonancë do ju bëjë të keni një çrregullim psikosomatik.
Horoskopi Paolo Fox Demi:
Përpiquni të mos u jepni hapësirë emocioneve negative edhe nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet. Mbështetuni te miqtë që ju duan. Mundohuni të mos ngatërroheni me askënd në punë dhe shtyni gjithçka për të hënën. Për shëndetin ka një këshillë: të pushoni më shumë.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët:
Nga 11 prilli do të mund të përjetoni histori shumë të rëndësishme dashurie në sajë të Venusit në shenjën tuaj. Këtë të premte do të ndjeni nevojën për të folur qartë me një person. Mundohuni të fitoni para me punën dhe mos shpenzoni shumë! Lajm i mirë për shëndetin, sepse dukshëm po përmirësohet.
Horoskopi Paolo Fox Gaforrja:
Qielli është në fazën e rikuperimit, ndaj i vetmi diskutim që mund të përballoni është i lidhur me paratë. Ndjeni dëshirën për të rindërtuar të ardhmen tuaj. Mërkuri dhe Dielli janë kundër njëri-tjetrit ndaj nuk do të arrini të menaxhoni disa plane, për mungesë parash. Në këtë periudhë jeni shumë të shqetësuar dhe e keni të vështirë të qëndroni të qetë.
Horoskopi i Paolo Fox Luani:
E keni Hënën në shenjën tuaj të horoskopit dhe Mërkuri e Dielli do t’ju japin disa lajme. Mos kini frikë të thoni të vërtetën, duhet të dini pse marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet. Në punë, shikoni përreth sepse së shpejti mund të lindë një projekt premtues, por përpiquni ta përfundoni deri në fund të muajit të ardhshëm. Gjithmonë keni shumë gjëra për të bërë dhe kjo ju bën nervoz.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha:
Ju keni një qiell më të mirë në sajë të Marsit të favorshëm, i cili gjithashtu mund t’ju bëjë të përjetoni pasione të herëpashershme. Mundohuni të mos shpenzoni shumë para gjatë kësaj kohe. Në vendin e punës, garancitë më të mira do të vijnë në maj, ndaj mos u shqetësoni nëse diçka nuk shkon. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj sepse keni një rënie të forcës fizike.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:
Keni Diellin dhe Mërkurin në dizavantazh, kështu që mund të keni diskutime të sikletshme veçanërisht në lidhje me paratë. Këtë të premte do të rrini të jeni proaktivë dhe pozitivë pavarësisht nervozizmit që shfaqet. Në vendin e punës, kushtojini vëmendje shumë fjalëve të shkaktuara nga nervozizmi. Bëni kujdes dhe me disa shpenzime.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi:
Nëse jeni çift shmangni tensionet. Në disa familje mund të ketë shumë diskutime. Në vendin e punës gjërat po shkojnë më mirë dhe mund të vijnë edhe disa propozime, përfitoni prej tyre pasi do të dëshironit të ndryshoni jetën tuaj. Mundohuni të mos shqetësoheni shumë, nuk bën mirë për shëndetin tuaj.
Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari:
Në këtë periudhë keni yje të favorshëm, ndaj mos u shqetësoni shumë nëse një marrëdhënie nuk shkon ashtu siç duhet. Ju keni aftësinë që të mund të ndryshoni drejtimin dhe të hidhni sytë diku tjetër. Në vendin e punës do të ketë një evolucion në sajë të idesë suaj që do të pranohet. Jeni duke përjetuar një periudhë entuziazmi të fortë, por përdorni gjithmonë logjikën. Edhe Hëna është me ju!
Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi:
Përpiquni të mos debatoni për arsye parash, veçanërisht me të lindurit në shenjën e Dashit. Disa mosmarrëveshje ekonomike ju shqetësojnë dhe kjo nuk ju lejon të mendoni dhe të fokusoheni në gjërat për dashurinë. Në punë mund të mendoni për disa plane për të ardhmen pasi zgjedhjet tuaja janë të suksesshme. Është e qartë, keni një aftësi të mirë veprimi.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori:
Edhe nëse keni nevojë të thoni disa gjëra, bëni kujdes sepse e keni Hënën në dizavantazh. Po ndjeni dëshirën për të jetuar një dashuri paqësore, por vetë zemra juaj është e shqetësuar. Kujdes duhet bërë edhe në punë, duhet të kontrolloni kontratat dhe klauzolat e tyre. Mundohuni të mos shpenzoni para që nuk i keni fituar ende sepse do t’ju duhet të përballeni me shpenzime të mëdha shtëpiake. Në këtë ditë të fundit të marsit 2023 do të keni një rënie të forcës fizike.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit:
E keni qiellin në favorin tuaj, ndaj ju këshillojmë të jeni sa më të çlirët në dashuri. Keni intuitë të shëndoshë dhe tolerancë të mirë ndaj e kuptoni nëse është i/e duhuri/a. Në vendin e punës, këto ditë do të rifillojnë negociatat e bllokuara në të kaluarën. Mirë janë gjërat për shëndetin tuaj sepse keni shumë forcë gjatë kësaj kohe.