Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.
Viktima Sajmir Thartori ishte duke punuar në momentin e aksidentit tragjik, kur ra nga lartësia prej 8 metrash.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten dhe ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte shumë e rëndë, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Thartori jetonte në Verona. Aktualisht mbeten të paqarta rrethanat e incidentit tragjik.





