62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pasi vrau gruan e tij, ka kryer vetëvrasje në burgun e Ternit në Itali.

Uruçi vrau bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri të ndodhur mes tyre, ndërsa mësohet se ai ka vrarë veten në qelinë e tij, duke u varur me një çarçaf.

Sipas mediave italiane, 62-vjeçari ndodhej nën vëzhgim të rreptë, pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.

Ai u gjet i varur nga një prej policëve që po kontrollonte qelitë e të burgosurve.

Kujtojmë që krimi brenda familjes shqiptare ndodhi në Itali, pasditen e së enjtes në banesën e tyre në via del Crociere 8, në lagjen Borgo Rivo në Terni.