Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan një person në kërkim kombëtar.

U ndalua shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Kamzë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas bluve, më datë 06.08.2020, në Tapizë, ai ka kanosur me armë zjarri shtetasin I. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.