Një grua, nënë e katër fëmijëve, u rrah dhe u tërhoq zvarrë nga shtëpia e saj nga sulmuesit më 28 mars dhe u braktis brenda një varri në varrezat komunale Visconde do Rio Branco në shtetin juglindor të Minas Gerais.
Ajo mbijetoi nën tokë për 10 orë para se varrmihësit të vinin re çimento të freskët dhe gjak pranë varrit. Dyshimet e tyre u konfirmuan kur dëgjuan një grua që thërriste për ndihmë nga brenda.
Shefi i policisë Diego Candian tha se të pandehurit të moshës 20 dhe 22 vjeç, po planifikonin të arratiseshin për në Rio de Zhaneiro pas krimit të tyre të tmerrshëm.
Gruaja i tha policisë se ishte sulmuar pasi kishte vendosur në vendin e gabuar drogën dhe armët që ajo ruante në shtëpinë e saj, që iu përkisnin dy të rinjve.
Ata do të mbahen në paraburgim deri në 30 ditë.
Gruaja ka pësuar një dëmtim në kokë dhe rrezikon të humbasë një nga gishtat e saj.





