Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Floridës, ku një fëmijë 2-vjeçar është gjetur i pajetë në gojën e një aligatori.
Sipas mediave të huaja, 2-vjeçari, Taylen është hedhur në liqen nga babai i tij. Thomas Mosley, 21 vjeç, po përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë.
“Për shkak të akuzave jashtëzakonisht të rënda rreth këtyre humbjeve tragjike, hetimi ynë aktualisht është fokusuar në mbledhjen e informacionit rreth fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe gjendjes mendore të klientit tonë,” tha një zëdhënëse e Mbrojtëses Publike të Qarkut të Gjashtë Gjyqësor Sara Mollo.
Taylen ishte raportuar i zhdukur pasi nëna e tij, 20-vjeçare Pashun Jeffery, u gjet e vdekur në banesën e saj të enjten pasdite me plagë të shumta me thikë, tha më parë policia. Ajo ishte qëlluar rreth 100 herë me thikë.
Mësohet se 2-vjeçari nuk ndodhej në vendngjarje dhe autoritetet nisën kërkimet për të. Të nesërmen, një aligator u pa në Dell Homes Park vetëm milje larg nga vendi ku Jeffery u gjet i vdekur, me një objekt në gojë. Oficerët qëlluan zvarranikun, në mënyrë që të shpëtonon turpin e vogëlushit, i cili ishte i paprekur.
Babai i vogëlushit të ndjerë do të dalë para drejtësisë amerikane më 11 prill.





