Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata katër zyrtarë gjeorgjianë për korrupsion.
Lajmi është njoftuar nga sekretarin amerikan i shtetit, Anthony Blinken nëpërmjet një postimi në Twitter.
Blinken shkruan se SHBA qëndron me qeverinë gjeorgjiane për një qeverisje demokratike.
“Sot caktova katër ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë gjeorgjianë për korrupsion të konsiderueshëm, duke i bërë ata të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë me qeverinë dhe popullin e Gjeorgjisë në përpjekjet e tyre për të avancuar transparencën dhe qeverisjen demokratike”, shkruan Blinken.





