Robert F Kennedy Jr ka paraqitur kandidaturën e tij për president të SHBA-ve në 2024 si demokrat. 69-vjeçari është djali i Robert F Kennedy dhe nipi i ish-presidentit John F Kennedy.
Të dyja partitë demokratike dhe republikane zhvillojnë garat e tyre të quajtura paraprake për të gjetur kandidatin e tyre presidencial.
Presidenti Joe Biden po ashtu do të kandidojë për rizgjedhje, megjithëse ende nuk e ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij.





