Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se forcat e armatosura ukrainase kanë vrarë ushtarët e tyre të cilët u dorëzuan në një nga pikat e betejës mes dy grupimeve ushtarake.

“Në një nga linjat e kontaktit, 14 persona, ushtarakë ukrainas, u dorëzuan. Bashkëluftëtarët e tyre as nuk u kujdesën për ta, armiku qëlloi 300 predha dhe vrau gjithë ushtarët e vetë”, pretendoi Putin.

Ai theksoi se në Ukrainë, Rusia kishte të bënte me një “regjim jashtëzakonisht brutal” që nuk kurseu as rusët dhe as trupat e vetë.

Fatkeqësisht, ne në fakt kemi të bëjmë me një regjim që është më brutal jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe ndaj të tijve”, tha Putin. “Ata sillen në një mënyrë jashtëzakonisht cinike dhe mizore,” përsëriti ai.