Një tjetër mësuese e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Fier.

Bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj, e cila jepte mësim në shkollën 9 vjeçare “Liri Gero”.

Deri më tani kanë humbur betejën nga Covid-19 gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital.