Një grup shqiptarësh të dënuar për vepra të ndryshme penale, janë dëbuar nga Britania e Madhe dhe janë ekstraduar në vendin tonë.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për 21 të burgosur shqiptarë, dënimi i të cilëve në total shkon në 75 vjet. Ata u sollën në Shqipëri një ditë më parë përmes një linje fluturimi drejt Tiranës.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, tha se kriminelët shqiptarë, por edhe shtetasit e tjerë të huaj të dënuar, do të dëbohen nga Anglia dhe do të dërgohen në shtetet e tyre për të vuajtur dënimet. Duke i etiketuar si kriminelë të rrezikshëm, ajo tha se nuk kanë vend në shoqërinë angleze.

Mediat britanike raportojnë se në mesin e shqiptarëve që u kthyen në Tiranë ishin Arjon Hyseni 30 vjeç, i dënuar me 8 vite burgim për trafik kokaine me vlerë 4.5 milionë Paund dhe Agim Isufi 19 vjeç i dënuar me 20 muaj burgim për një fabrikë kanabisi.