Forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, pasditen e sotme.

Paraprakisht mësohet se disa persona janë shoqëruar.

Ndërkohë për këtë aksion janë shprehur të shqetësuar tregtarët, të cilët thonë se kontrollet dhe ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe nuk ka një vendim gjykate.

Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente për të ushtruar kontrolle.