Qindra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot (5 korrik) para Gjykatës Penale të Tiranës, ku pritet të mbahet masa e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit te Kuvendi.
Me parulla dhe thirrje, duke sfiduar edhe temperaturat e larta, ata kërkuan lirimin e të ndaluarve, duke u shprehur se nuk ka prova dhe arrestimet janë të paligjshme. Gjithshtu janë ngritur akuza ndaj Policisë për dhunë.
Masat do jepen nga gjyqtari i gatshëm Sokol Mara.
Seanca do jetë një e vetme ku do dalin në sallë të gjithë të arrestuarit dhe do jenë prezentë avokatët. Prokuroria ka ngritur akuza për shkatërrim prone, kundërshtim të policisë dhe organizim të paligjshëm të protestave.
Avokatët pretendojnë se nuk ka prova, pasi janë përdorur vetëm vezë dhe miell. Gjithashtu janë ngritur shqetësime dhe denoncime për dhunën policore.





