Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve u vra nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë.

37-vjeçarja ishte në shtrat me fëmijën e vogël 2 vjeç, kur u qëllua nga kunati i saj në orën 4 të mëngjesit, për të cilin thuhet se vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Pasi vrau kunatën 43-vjeçari doli në oborr dhe vrau veten.

Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Ata janë shfaqur të tronditur dhe në gjendje të rëndë psikologjike.

Mësohet se autori i dyshuar, 43-vjeçari Roland Sinani qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, teksa ishte pikërisht kunata që vrau ajo që i shërbente, i lante rrobat e i gatuante.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.