Një person i ka vënë flakën vetes pranë ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Mësohet se personi që ka ndërmarrë aktin e rëndë është endacak, ndërsa aktualisht ai po transportohet për në spital.
Bëhet me dije se gjendja e tij ishte e rëndë për shkak të djegieve në trup dhe ai nderroi jete.
“Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë”,– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





