Koronavirusi ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Tiranë. Dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh në një prej spitaleve Covid.
Lajmi është bërë publik nga pedagogu i ekonomikut Afrim Osmani përmes rrjetit social “Facebook”, ku tregon humbjen e vëllezërve.
“Covid me mori vëllain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do që të shkojë në banesën e fundit sipas protokollit të zi të Covid-19. I mirëkuptoj të gjithë”– shkruan ai fillimisht.
Disa orë më vonë, Osmani shkruan se ka humbur edhe vëllanë tjetër, Arjanin. “Covid e mori edhe vëllain tjetër Arjanin. Tmerr pa fund”– shkruan më tej.
Prej disa javësh në vendin tonë situata e pandemisë është përkeqësuar. Në 24 orët e fundit u shënuan 410 të infektuar, ndërsa humbën jetën 8 qytetarë.
Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund.
Posted by Afrim Osmani on Thursday, November 12, 2020





