Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet momentalisht në Greqi, ku po kurohet pas infektimit me Covid-19.
Gazetari i njohur grek, Yannis Koutsomitis ka treguar se ai po lufton për jetën në një spital në Athinë.
“Kryepeshkopi Ortodoks Anastasi i Shqipërisë po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas infektimit me Covid-19. Lutemi për shëndetin e Tij”, shkruan Koutsomitis në Twitter.
Kryepeshkopi Janullatos u dërgua në shtetin fqinj me një avion ushtarak për shërbim më të specializuar.





