Qytetarët durrsakë pasditen e kësaj të enjteje kanë patur mundësinë të shijojnë perëndimin e magjishëm të diellit.

Me ngjyrën e fortë të kuqerremtë, dielli sot e përmbushi misionin e tij dhe u largua në mënyrën më fantastike.

Teksa iku për t’i lënë vendin natës, pamja e tij magjepsëse i bërë njësh me detin e thellë blu, ishte një ilaç qetësues për sytë e shpirtin e durrsakëve që patë fatin e madh ta shijonin.