Një mjet me 4 sirianë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur Çezmat e Senjishtit.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur një prej pikave të kontrollit të policisë dhe kjo ka bërë që në ndjekje e sipër mjeti të dalë nga rruga.
Sipas informacioneve, mësohet se nuk ka të lënduar, ndërsa policia po zbardh ngjarjen. Drejtuesi i mjetit si dhe sirianët janë shoqëruar drejt komisariatit.





