Policia ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar pasi akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
“Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.”, njoftojnë burimet zyrtare.
Mësohet se 25-vjeçari i plagosur, pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.





