Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash, me detyra konkrete, dhe në orën 22:00 në të gjithë territorin do të aktivizohen shërbime shtesë, tha drejtuesi i policisë së Tiranës.
Çfarë do t’u kërkohet qytetarëve në rrugë dhe cilat profesione përjashtohen?
“Përjashtohen qytetarët që kanë kërkesa emergjence jetike duke aplikuar në portalin e-Albania. Përjashtohen institucionet dhe punonjësit e tyre që kanë detyra të domosdoshme ku përfshihen policia, urgjencat mjekësore mjekë, infermierë, zjarrfikës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Çdo lëvizje tjetër, qoftë mjete apo aktivitete të tjera, policia do të kërkojë vetëm dokumentin nga portali e-Albania. Për institucionet që përmenda më sipër do të kërkohet vetëm dokumenti që vërteton punësimin në këto institucione”.
Masat anti-Covid nga ora 22:00 deri në 06:00, duke nisur nga sot:





