KAS mori vendimin për rrëzimin e kërkesës së Partisë së Lirisë për të vendosur emrin e Sali Berishës krah koalicionit në fletët e votimit
PL, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, depozitoi në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.
“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhej në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.