Një 31-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. T., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 12, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, në masën 1.28 mg/l.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





