Një tjetër mësues i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.
Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Sula, lajmin e hidhur për të cilin e ka dhënë shkolla “Bishqem” me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë.. Jo vetëm ata që e njohin,por në vecanti për familjen e tij. Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas. Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prefsh në paqe ! Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula”, shkruan shkolla.
Sula është mësuesi i dytë që ka ndërruar jetë brenda pak orësh. Mëngjesin e sotëm u dha lajmi për mësuesin Gramoz Abedinaj nga Roskoveci i moshës 60-vjeçare.





