Ish-kyeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e shtunë dy kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” atë të Bashkisë së Konispolit Fatmir Shero dhe atë të Bashkisë së sarandës Ardit Cikuli.
Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se ndrysha nga kundërshtari politik, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk janë zgjedhur nga aprtitë, por nga vetë qytetarët me anë të procesit të primareve.
“Shumë herë kam ardhur në Sarandë, kam paraqitur kandidatë për deputetë, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, por kësaj here është më e veçanta e jetës time. Sepse sot ne paraqesim kandidatë për kryetar të bashkisë së Sarandës dhe Konispolit, dy qytetarë shembullorë, dy njerëz, familjarë të shkëlqyer, dy punëtorë të virtytshëm. Dy njerëz, që e duan shumë Sarandën dhe Konispolin. Në dallim nga të gjithë të tjera, janë kandidatët tuaj, janë kandidatë të vullnetit tuaj, të votës tuaj, por në fakt edhe të dinjitetit tuaj. Sepse asgjë, nëse e marrim lirinë dhe e studiojmë, sa herë të vështrojmë mbi të, të përpiqemi ta zbërthejmë, gjithnjë në zemër të saj, do të gjejmë dinjitetin e njeriut.
Ndaj dhe ne vijmë këtu kësaj here me kandidatët tuaj, duke respektuar vullnetin dhe dinjitetin tuaj. Këta janë kandidatë krenarë, por janë gjithashtu kandidatë të vetëdijshëm se kanë çdo detyrim pafundësisht ndaj jush. Nuk janë kandidatët të kryetarit të partisë, nuk janë kandidatë të kryesisë së partisë. Ju garantoj se sado që në këtë Shqipëri me 1000 probleme, por ky standard është sot nga më të përparuarit që ekziston mbi tokë dhe ne duhet të jemi krenarë me këtë standard.
Shpërndarja jo gjithnjë është e barabartë në çdo gjë, se po të ishte e barabartë Saranda mbase mund të vendosej në një vend tjetër, por ja që kjo bukuri e dheut është e vendosur në Shqipëri. Kështu që, me primaret ne kemi shënuar një arritje të madhe. Ju dëgjuat programet e tyre, programe të një përgjegjësie të lartë. Programe të një përkushtimi dhe dashurit të vërtetë për komunitetin, për Sarandën për Konispolin, programe për të cilat kandidatët për qytetar të parë vendorë, synojnë të shënojnë kthesën e madhe, në këto dy zona ndër më të bukura e kësaj toke.
E them këtë sepse nuk ka nevojë të thurësh vargje, apo të bësh theozë për Sarandën, por duhet ta dini se sa herë që unë dua të pushoj shpirtërisht, një nga vendet që shkon e prehet mendja ime është në malin e Milesë, para së cilit ti ke pamjen më të magjishme që mund të kesh parë ndonjëherë. E keni vetë parasysh, unë një lidhje me malet e kam të pazgjidhshme”, tha Berisha.