Mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja, ka shtyrë pretencën në GKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.

Zamira Durda kërkoi drejtësi teksa njeri nga avokatët mbrojtës të Fatmir Mediut kërkoi të pushohet çështja. Gjykata tha për këtë kërkesë se do të shprehet në fund kur të jepet vendimi.

Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli.

Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha.

Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.