Teksa ditët ngushtohen dhe po afrohet dita e zgjedhjeve, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shfaqet optimist për rezultatin.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se ndryshimin në radhë të parë do e bëjnë gratë.

MESAZHI I METËS
Si sot tre javë, Ndryshimi do të ndodhë.
Këtë betejë për Ndryshim në radhë të parë do ta bëjnë të mundur nënat, gratë dhe vajzat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Këtë besim ndamë në takimin e djeshëm me gratë dhe nënat e Njësisë nr. 9 të Tiranës.
BashkëFitojmë!
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Tirana #NjësiaNr9 #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim