Qerim Ismailaj do të garojë në 14 maj për bashkinë e Mallakstrës.
Kandidati i Partisë Socialiste u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor, pas kundërshtive të Partisë Demokratike.
Demokratët thanë se Ismailaj duhet të çregjistrohej pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga gjykata speciale për falsifikim dokumentesh dhe duhet ta kapte rrjeta e dekriminalizimit.
Por selia rozë u mbrojt duke thënë se ky dënim ishte konvertuar në orë pune publike dhe kandidati i saj nuk përplasej me ligjin.
Ismailaj u dënua me kërkesë të SPAK sepse kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për rrahje në Greqi gjatë kohës kur kishte qenë emigrant.