Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qenë e pranishme në forumin Ekonomik, Klima e Biznesit.
Gjatë fjalës së saj në këtë forum, Balluku ka listuar një sërë arritjesh, për të cilat jep dhe vitet kur do të vihen në funksion.
Zëvendëkryeministrja Balluku ka deklaruar se në vitin 2025 do të jetë gati aeroporti i Vlorës. Ndërsa, sipas Ballukut, në vitin 2029 pritet që Shqipëria të jetë eksportuesi neto për të gjithë rajonin përsa i përket furnizimit me energji elektrike.
Belinda Balluku: Synojmë që paga mesatare të shkojë 900 Euro. Qeveria ka marrë edhe vendin e pagës bazë mujore në nivelin 400 mijë Lekë. Bizneseve nuk duhet të ju shkojë në mendje të mos paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Përveç faktit të rritjes minimale të rrogës, punëdhënësit duhet të paguajnë në mënyrë të rregullt edhe sigurimet shoqërore. Qeveria mori vendim për të subvencionuar bizneset me kosto shtesë. Ka një rëndësi të veçantë sidomos për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish. Më shumë të ardhura për familjet dhe nesër një pension më të sigurtë dhe më të lartë. Bizneset e huaja kërkojnë transparencë që të investojnë në Shqipëri. Ridimensionimi i infrastrukturës me ndërtimin e një porti modern në Porto Romano, është një tjetër risi dhe kolonë mbështetëse për zhvillimin ekonomik shqiptar. Rrjetet hekurudhore janë industria e së ardhmes.
Vijon puna për aeroportin e Vlorës, i cili në 2025 do të jetë gati – aeroporti më i madh në rajon. Ai do të jetë një qendër e shpërndarjes për aviacionin civil në rajonin tonë. Shqipëria po zbaton një reformë unike dhe të sukesseshme në drejtësi që sot ka dhënë rezultate të prekshme dhe të rëndësishme. Investitorët ndihen më të sigurtë për të investuar në Shqipëri. Në vitin 2029, Shqipëria do të jetë eksportuesi neto i energjisë për të gjithë rajonin, duke na vendosur kështu në një pozicion tjetër. Jemi totalisht në varësi të motit. Është kënaqësi që kemi këto ditë me shi. Në mëngjes zgjohemi me njoftimin se sa ka shkuar niveli në basenin e Fierzës, por ne nuk mund të vazhdojmë përgjithmonë. Një vend, i cili kërkon të zhvillohet nga ana industriale dhe ekonomike nuk mund të qëndrojë në varësi të shiut. Rritja e kapaciteteve ka qenë dhe do të jetë një prioritet i yni duke e kthyer këtë vend në një nga eksportuesit neto për të gjithë rajonin.