Kreu i qeverisë, Edi Rama vjion intensivisht takimet elektorale në qytete të ndryshe më Shqipërisë. Pasditen e sotme u ndal në Roskovec dhe në Fier.

Nga Fieri kryeministri tha se me shtimin e grave dhe vajzave në politikë i kanë ndryshuar imazhin Shqipërinë jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe në atë ndërkombëtar.

Gjatë fjalimit, Rama ftoi një nga mbështetëset të cilën e quajit “kampionia e socialistëve në Fier” që ta takonte. Por gruaja u emocionua nga takimi me kreun e qeverisë dhe nuk i mbajti dot lotët.

Më pas, në përfundim të fjalës së tij, Rama ftoi të gjithë të pranishmit që të kërcenin nën ritmet e këngës së fushatës. I rrethuar nga zonjat e pranishme, edhe Rama iu bashkua kërcimit ku nuk munguan dhe puthjet për kreun e qeverisë.

Rama: Njeriut që po shërohet nga një sëmundje i plotësohen dëshirat. Dua të ma plotësoni tani. Unë dua që tani zjarrin, pasionin dhe gëzimin, fuqinë për tu gëzuar që unë e kam parë se kam qenë në disa festa me ju, ta shikojë e gjithë Shqipëria. Atë ta hënksha zemrën ta kërcejmë të gjithë bashkë. Hajdeni mblidhuni këtu.