Ish-kryeminsitri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, përballë analistit Robert Rakipllari Idaver Sherfit, ka folur për fushatën zgjedhore dhe qëllimet që ka në këto zgjedhje.
I pyetur se çfarë e motivon atë në këto zgjedhje dhe ku e gjen frymëzimin, duke ju referuar takimeve të shumta gjatë ditës dhe kilometrat që bën, Berisha tha se është lufta kundër monizmit.
Pjesë nga intervista:
Xhafo: Çfarë ju motivon?
Berisha: Sot ndihem më i motivuar se kurrë në një betejë kundër një monizmi, Kemi të bëjmë me një situatë ku të gjitha pushtet janë përqendruar në duart e një njeriu. Konsideroj këtë si shkakun më themelor të dramës geocidale që po kalon Shqipëria në kto vite, në kuptimin e krijimit të kushteve të njerëzve nga vendet ku banojnë. Ne e provuam monizmin e bazuar në ideologji dhe e pësuam më shumë se çdo komb tjetër. Por e vërteta ëhstë se monizmi i bazuar në krimin dhe drogën është forma më e shëmtuar e monizmit.
Rakipllari: Ju keni thënë që kjo është fushatë si e vitit 92, por kjo nuk ëhstë hera e parë që e përdorni?
Berisha: Po vij nga Shijaku dhe në Shijak kishte ardhu nga Italia kryetari i parë i Bashksë së Shijakut, Skënder Dika. Ai tha se drejtonte qendron e pionerit në vitin 80të, dhe tha se kur unë drejtoja PD-në nuk erdhi kush të më kërcënojë. Kurse sot në Patos qytetari bato dalipaj ëhstë dhunuar nga drejtori i tij sepse nuk ka çuar listën e votuesve të sigurtë.
Rakipllari: Çfarë objektivi keni në këto zgjedhje
Berisha: Rivendosjen e pluralizmit.