Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë në spitalin Covid në kryeqytet, ku një pacient u hodh nga ballkoni.

Mësohet se bëhet fjalë për një 69-vjeçar i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/informacion paraprak.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.