Enver Maloku, infermier tek Urgjenca e kirurgjisë ka humbur jetën në spitalin Infektiv. Ai ndodhej i shtruar prej disa ditësh aty për shkak se ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Malokut e kanë bërë të ditur kolegë të tij në rrjetet sociale.

“Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!” – shkruan mjeku imazherist Renato Osmënaj.

Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masavave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!

Posted by Xhaxhi Doktori on Monday, November 9, 2020