Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana i është kundërpërgjigjur një lajmi krejtësisht të pavërtetë për rindërtimin në Shijak. Ai ka cituar me fakte të gjithë fazën e rindërtimit dhe ka theksuar që e vërteta duhet të paraqitet ashtu siç është e mirë apo e keqe.

Postimi i tij:
Të shtunën në Shijak ishte një “gazetar”.
Ai do të fliste për rindërtimin dhe zgjodhi si guidë një militant të PD…pastaj bëri një shkrim… pastaj e postoi në një portal… pastaj e nxorri dhe në faqe të parë të një gazete. Ja arriti qëllimit që kishte, por çfarë tha dhe kujt ia tha?

Ai foli për “mashtrime”, me demek nuk po ndërtohet asgjë në Shijak. Dhe këtë ia tha shijakasve që e dinë shumë mirë se çfarë po bëhet për ta, ia tha familjeve të 27 pallateve që u rikonstruktuan.
Foli për inspektimet e shtëpive që nuk ekzistojnë?! Seriozisht e ke?!

Të jesh gazetar do të thotë të kesh etikën si gazetar, nuk është e rëndësishme ta lexosh, duhet ta zbatosh.
Të raportosh të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, qoftë e mirë ose jo dhe këtë ta shikosh vetë, jo të pëshpërisë militanti.

FAKT

27 pallate po rinkonstruktohen REALISHT, në çdo apartament në bazë të dëmeve, jo vetëm suvatime nga jashtë siç përmendni ju.

Në lagjen Lugina do të ndërtohen 18 pallate, 30 në total në Shijak.
Themelet ende nuk kanë nisur sepse po punohet REALISHT me infrastrukturën e brendshme. Shumë shpejt nisim dhe me hedhjen e themeleve. Jemi bashkia e parë që po arrijmë këtë në një kohë rekord.

567 banesa individuale po ndërtohen REALISHT. Ne kemi listën e të gjithë familjeve përfituese.

KY ËSHTË LAJMI, KJO ËSHTË E VËRTETA E TË GJITHËVE.

P.S … dhe së fundi mos përdorni “njerëz screenshot-ë” për të treguar sikur po nxirrni ndonjë lajm.
“Sharing is caring”
Të kërkosh të shpërndash lajme të mira për perspektivën e qytetit tënd është gjë pozitive.