Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Vaun e Dejës, ku dhe ka prezantuar para qytetarëve kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.
Veç Hilës, Berisha foli dhe për sulmin që iu bë disa javë më parë në makinë, me tritol, kreut të degës së PD Benard Ndreca.
Sipas Berishës, atenatati nuk ishte vetë ndaj tij, por dhe ndaj popullit opozitar.
“I dashur Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë. Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë me 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë.
Në emër të demokratëve shqiptarë të përcjell nderimin tim më të madh, përshëndetjen time, nderimin dhe mirënjohjen sepse ata që menduan se do të mund të asgjësonin, fizikisht, pse mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë, kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki”, tha Berisha.