Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti të tmerrshëm rrugor, ku midis viktimave është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Nertil Ferhati.
Ngjarja ndodhi natën e shkuar në Pescia, në provincën e Pistoia. Një përplasje kokë më kokë midis dy makinave ndodhi në mes të rrugës, duke bërë që mjetet të shkatërrohen thuajse plotësisht, raportojnë mediet e vendit fqinjë.
Kjo është ajo që ndodhi sipas rikonstruksioneve të para, ndërsa po punohet për të sqaruar shkaqet që shkaktuan përplasjen e dhunshme të dy makinave, njëra tip Dacia Duster e drejtuar nga një grua 54-vjeçare, e cila gjeti vdekjen në vend, ndërsa makina tjetër ishte një Alfa Romeo 147, ku 33-vjeçari shqiptar ishte pasagjer. Ndërsa një 36-vjeçar shqiptar qe ishte shofer i njerit prej mjeteve eshte arrestuar nga policia. Ai ndodhet i shtruar ne spital prej plageve te marra.
Të dy viktimat banonin në Pescia. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerët llamarinat e automjeteve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave.





