Këngëtarja e njohur Çilieta Xhilaga dhe demokratët e zonës së lagjes 13 te Liqeni i Thatë në Tiranë i janë bashkuar Erion Veliajt, duke mbështetur atë për zgjedhjet e 14 majit. Në një takim me banorët e zonës, Xhilaga tha se kush i sheh investimet dhe zhvillimin e Tiranës, duhet të votojë për interesin e familjes së tij, jo për bindjet politike.

“Kur jam kthyer unë e mbi të gjitha gjyshja ime që është 80 vjeç, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer,” tha ajo, teksa u shfaq në mbështetje të Veliajt.

Nga ana e tij, Veliaj tha: “Unë dhe Çiljeta s’kemi qenë gjithmonë me të njëjtën forcë, por sot ajo si dhe kushdo tjetër, kërkon më të mirën për fëmijët dhe familjen e tij, për lagjen dhe qytetin e tij”.