Dashi

Dashi ka një ndikim shumë të mirë në lidhje me punën dhe lajme të mira në fushën e biznesit dhe karrierës. Gjithashtu ka të bëjë me diçka shumë të madhe, sidomos ata që kanë për të bërë udhëtime dhe dokumentacione, do të kenë mundësi dhe vullnet për ta realizuar. 10-ditëshi i tretë do të lidhet shumë me anën shpirtërore sepse nëse kanë pasur probleme me një Virgjëreshë dhe janë ndarë, e zgjidhin pikërisht tani në javën e parë të këtij muaji. Vëmendje duhet të kenë mbas datës 10, motoja e tyre nga data 1 sot deri më datën 10 është: ‘Eci avash sepse nxitoj’.

Demi

Demi është stabilizues, motivues, i rëndësishëm për atë ç’ka po bën. Por gjërat që po vijnë tani, është shumë i ngarkuar. Po ta vini re Demi ka vuajtur shumë, ka kaluar dete, oqeane, nuk mbytet në një përrua. Arsyeja sepse Demi është shenjë e Tokës dhe problemet që do të kenë në muajin maj janë që para 7 vitesh. Edhe deri në mars kanë qene drejt mbylljes, vjen momenti tani i rifillimit, si puna e luleve që çelin në muajin maj. Gjëra që ndikojnë në çështje të mëdha. Mbas datës 15 deri në datën 27 ka gjithë kohën e vetë të stabilizuar.

Pak vëmendje duhet të kenë në anën shpirtërore se kanë pasur probleme me Ujorët dhe Virgjëreshat e 10-ditëshit të parë.

Binjakët

Vjen momenti i plotësimit dhe stabilizimit të dëshirave të tyre. Do të kenë lëvizje nga vendi i punës, do të kenë lëvizje në përgjithësi, psh. administrata. E kanë marrë lajmin tani. Kanë një të mirë Binjakët që asnjëherë nuk ngelen pa para. Ana shpirtërore: Të palidhurit kanë pasur probleme dhe tani i zgjidhin se është koha që çdo shkon mbarë te ata. Duhet të bëjnë kujdes me shëndetin, sepse stresi i akumuluar ose pagjumësi, ose gjëra të kësaj mënyre, do të kenë pasi duan të stabilizojnë shumë çështje.

Gaforrja

Gaforret duhet të kenë kujdes se çfarë flasin, çfarë bisedojnë dhe çfarë firmosin këtë muaj. Është një moment tani që për Gaforren, se bëjnë ndere, por bien viktimë e vetvetes. Ky muaj duhet pasur shumë kujdes në këtë aspekt, sidomos në çështje ligjore. Lidhjet që kanë pasur të bëjnë me Peshore dhe Dash të 10-ditëshit të dytë, janë dhe mbeten ndikimi më favorit që ekziston. Kanë një ndikim shumë të madh, me Peshoren nuk ka shanse të ndahen, shkojnë drejt e në altar.

Luani

Luani thotë: ‘Më jep 5 minuta, të të jap 1 vit. Luani ka gjithmonë kategorizimin dhe ndikimin e vet. Madje, lum ata që kanë ashendetin Luan dhe ndikimin e Hënës sepse do të kenë një mundësi shumë të mirë.

Për momentet që kanë tani është shumë të rëndësishme koha kur ndodhin këto fenomene. Merrni vendime të rëndësishme pasi është momenti i tyre. Duhet të kenë kujdes me Bricjapët në këtë periudhë.

Virgjëresha

Virgjëresha do të fokusohet shumë te udhëtimet dhe dokumentacioni, sidomos ju që keni në plan për vendet nordike.

Çështjet dhe vendimet që kanë për të marr tani Virgjëreshat kanë të bëjnë me punën e tyre, sepse është një moment shumë i mirë dhe tepër pozitiv. Por kujdes në anën shpirtërore. Një ndarje që keni pasur me një Ujor të 10-ditëshit të tretë dhe me Gaforret e 10-ditëshit të parë. Gjeni momentin dhe mënyrën e zgjidhjes me njëri-tjetrin se të tretët të prishin shumë punë.

Peshorja

Fokusin më të madh këtë muaj dhe sidomos pas datës 20 e tutje, do ta kenë te pronat. Do të bëjnë një rifreskim sepse do të shikojnë shumë gjëra të fshehta. Do të arrihet tani që me punën e dokumentacioneve do të jenë rehat se kanë pasur gjithmonë probleme, ndaç nga ana e pasurisë, apo anën financiare, nuk vlerësohen për një punë që bëjnë. Vjen momenti që tani do të kenë stabilizim deri në vitin 2027.

Në lidhje me çështjet shpirtërore që kanë të bëjnë me Gaforre të 10-ditëshit të parë dhe Peshq të 10-ditëshit të dytë, do të kenë ndikim shumë pozitiv. Kujdes duhet të bëjnë me Demat.

Akrepi

Akrepave do t’i realizohen planet, vështirësitë që kanë pasur në vitin ’97, 2014 dhe 2022 dhe pikërisht eklipsi do t’i pastrojë gjithçka. Do të vendosin të drejtën e tyre, e cila do të triumfojë. Akrepat janë pozitiv në punë, nuk flasin shumë, flasin me mimikën e tyre, me sy dhe jo me fjalë. Të bëjnë një nder dhe nuk ta përmendin asnjëherë, të bëjnë një dhuratë dhe nuk të thonë se kush e solli, janë filantrop shumë të mëdhenj. Janë shumë nevrik gjithashtu, 100 të mira t’i bësh, po u bën nevrik nuk shkon.

Ndryshimet që kanë të bëjnë në fushën e punës apo dashurisë, njohjet e reja që do të shkojnë në lidhje serioze, është pikërisht ky muaj që do të arrihen. Për Akrepat që duan të nisin diçka të tyren private, është koha e tyre për ta bërë.

Shigjetari

Do të merren shumë me çështjet e ekonomisë, ata janë shumë dorëlëshuar si gjithmonë. Është momenti tani që për Shigjetarët një burim të ardhurash të dyta të realizohet dhe një takim që do të bëjnë do të kene mundësi për të përfituar në çështjet ekonomike.

Çështjet shpirtërore: Lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe me Dem duken se do të jenë të mbara.

Bricjapi

Do të merren me punë të mëdha dhe do të përfitojnë. Nuk duhet t’i lënë gjërat pas dore se nga java që vjen do të kenë zhvillime. Çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore: Lidhjet që kanë të bëjnë me Akrepët, Luanët dhe Dash janë shumë të mbara dhe tepër pozitive. Është një moment ideal për sa i përket Bricjapëve.

Ujori

Do të fokusohen te blerjet dhe është mirë që t’i bëjnë pas datës 13. Është kohë tepër e përshtatshme, e mirë për marrjen e vendimeve pozitive. Në një çështje ligjore që mund të keni në datën 7-8-9-10, do të shtyhet. Mos e kini merak se nuk është një problematic për t’u shqetësuar. Ndikimi i Plutonit dhe Mërkurit ju jep një plus për sa i përket vendimeve që mund të merrni në çështjet ligjore. Ndërsa në çështje shpirtërore, Ujorët që kanë të bëjnë me Dem dhe Akrep janë të mbara, pak vëmendje duhet të bëjnë me Gaforret e 10-ditëshit të dytë.

Peshqit

Rastësia bën çudira. Peshqve u del një punë e re, por nuk kanë kohën e duhur. Do të gjejnë mënyrën e menaxhimit të kohës. Është një moment ideal. Do të përfitojnë shumë, ata persona që merren me exchange, apo ata të bëjnë me çështje të mëdha ose ndërtues, kanë shanse të mëdha në këtë periudhë. Një person që ka bërë pasuri apo ka probleme me ligjin do e fitojnë të drejtën e tyre. Me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe Binjakët do të jenë perfekte, ndërsa me Shigjetarët duhet të bëjnë kujdes se mund të grinden.