Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino gjatë daljes për mediat ku u njoftuan masat e reja, bëri me dije se personat që dalin njëherë pozitivë me Covid-19 nuk do të ritestohen më pas 14 ditësh.

Bino tha se studimet e fundit kanë treguar se këta persona nuk infektojnë më.

“Kemi hequr ritestimet, pas ditës së 14 nuk ka më aftësi transmetueshmërie virusi. Duam të fusim testin e shpejtë që kap antigjenin, pra, identifikon virusin. Kjo do sjellë ulje të kohës, maksimumi i daljes së këtij testi është 40 minuta. Kryhet edhe pranë mjekut të familjes, rriten kapacitetet e testimit”,- tha ajo.