Kryeministri Edi Rama, në një takim në Pogradec, u ka kërkuar grave që më 14 maj, ditën e zgjedhjeve, burrat e të cilave janë mbështetës të opozitës, që t’i mbyllin ata në shtëpi.

Rama gjithashtu u shpreh se opozita kërkon t’i fitojnë bashkitë për t’i përdorur si “kështjella rezistence” ndaj qeverisë dhe për të nxjerrë qytetarët në protesta e për të thënë “Rama ik”.

“Kemi një projekt që do ta transformojë Pogradecin, njësoj siç Lungomare transformoi Vlorën. 38 mijë lekë ishte edhe parashikimi i tyre për pagën minimale deri në vitin 2025. Nuk do e quajmë detyrën të përmbushur pa e çuar pagën minimale në 600 euro.

Natyrisht, rritja e madhe e pagave, do të na japë më shumë contribute shoqërore dhe do i mbështesim më shumë pensionistët tanë. Do vazhdojmë të mos lëmë rast dhe momenti pa iu shërbyer dhe pa shpërblyer më shumë pensionistët. Këto zgjedhje e kemi shumë të thjeshtë.

Duhet të vendosim në 14 maj se kë do të marrim në punë, për të qëndruar në krye të punëve. Këtu i kishit në krye të bashkisë, mbeti bashkia e Pogradecit si jetime, në krahasim me bashkitë e tjera që ecën shumë përpara. Nuk ka një shembull në bashkitë e vendit, që të tregojë se po u’a dhe atyre drejtimin mund të bëjnë ndryshime.

Ne e kemi në gjak, e kemi në kulturën e punës, e kemi pjesë të pandashme të arsyes se përse merremi me politikë. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Ata sot që nga 92-shi drejtojnë Shkodrën dhe Shkodra është e vetmja bashki që kazanët mbulohen nga plehrat. Ndërkohë që sot bashkitë e tjera janë të pastra.

Ata nuk ndërrojnë dot një llampë, ju pëlqen errësira, ju pëlqen pisllëku. Ju pëlqejnë ndërtimet pa leje. Do i kërkoja grave këtu që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, që t’i mbyllin burrat në shtëpi në 14 maj.

Këto janë zgjedhje sesi do të jetë rruga kur të dalim nga shtëpia. Po rrugët do vijojnë të jenë të ndriçuara, që kur vajzat të kthehen në shtëpi natën, familjarët të mos rrinë me ankth se mos i ha ujku? Vota e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë është vajtja në Pazar të blesh kalin e të tërheqësh karrocën.

Gomari është personalitet, ka mbajtur perëndinë mbi shpinë. Për më tepër sot, le ta themi se janë në ditën më të keqe, janë të diskredituar totalisht, nuk i do njeri t’i shohë me sy. Lufta e tyre për të fituar ndonjë bashki tek-tuk është për t’i mbajtur peng dhe për të paguar autobuzët të nxjerrin njerëzit që të thonë “Rama ik” atje. Edhe unë ktu jam. Unë do iku kur ta vendosim bashkë.

Ata për mua janë bërë si hudhra. Do i thuash burrit si do marr rrugën unë të votoj Like Floririn? Se ai tjetri nuk është fare as në fletën e votimit. Tani turruni nëpër gjitone, burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda”, u shpreh Rama.