Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar sot masat e reja anti-Covid, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka publikuar edhe hartën e Shqipërisë e cila është e ndarë në bazë të rasteve të të infektuarve gjatë 2 javëve të fundit.
“Harta është e ndarë në të kuqe, portokalli dhe e verdhë. E kuqe zonat me rrezik të lartë, zonat portokalli me një rrezik të mesëm dhe e verdhë ato me rrezikshmëri më të ulët. Është e ndarë në bazë të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit. Në zonë e kuqe është Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Korça, Kavaja, Mirdita, Tirana, Tepelena, Përmeti, Saranda dhe Tropoja. Në zonat portokalli, Berat, Devoll, Durrës, Elbasan, Kukës, Kolonjë, Skrapar, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Peqin, Pogradec, Shkodër dhe Vlorë.”, është shprehur Bino.
Ndër të tjera Bino është shprehur se do të fillojnë dhe testet e shpejta, që në një kohë të shkurtër del përgjigja nëse je me koronavirus apo jo.
“Natyrisht kemi një rritje të rasteve. Kemi një trasmetueshmëri më të lartë. Do të fillojmë me testet e shpejta. Testet e shpejta janë shumë specifike janë 100% specifike. Këto lehtësojnë punën në terre. Kjo do t’i japë një shtys testimit në lidhje me gjurmimin e rasteve do të lehtësojnë punën në terren. Tesimi nuk është një qëllim në vetvete. Nëse marrim përgjigjen shpejt duhet të respektohet karantinimi,” tha ajo.





