Në një dalje për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar masat e reja kundër përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve.
Duke filluar nga dita e mërkurë, 11 nëntor, do të kufizohet lëvizja e njerëzve dhe automjeteve nga ora 22:00 -06:00.
“Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka analizuar situatën në Shqipëri. Në përputhje me zhvillimet e situatës në rajon e botë, kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave të marra deri tani në këto kushte të zhvillimit të pandemisë.
Gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i transmetueshmërisë, vlera e R në 1.3, për pasojë shtë rritur edhe incidenca në 177.4 raste për 100 mijë banorë. Në kushtet kur akoma nuk ka një medikament specifik mënyra më e mirë mbetet parandalimi.
Komiteti Propozon të merren disa masa që ne i konsiderojmë në përputhje me situatën me intensitet mesatar. Ne vlerësojmë se duhet të marrim këto masa dhe i konsiderojmë të domosdoshme.
1.Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 6;00, me përjashtim lëvizjet për punë, emergjenca shëndetësore.
2.Aktivitetet e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00, përvec delivery.
3.Administrata publike të punojë nga shtëpia.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, në 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. Do të rishikohen çdo javë në varësi të ecurisë së situatës.”





