Me debate është shoqëruar seanca e sotme e Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet konfiskimi i pronave me VKM. Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Gazment Bardhi, i cili theksoi se nga ky vendim përfitojnë një grup i caktuar oligarkët.

Kjo përgjigje erdhi pas ndërhyrjes së përfaqësues së Kryeministrisë, në cilësinë e avokates, Elira Kokona, e cila pyeti se cilët janë përfituesit.

Ndërkohë, kaq mjaftoi që të ndërhynte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkoi Bardhit që të përmbahej dhe të respektonte kodin e etikës, ndërsa deputeti tha se kishte përdorur vetëm fjalën ‘Oligark’.

DEBATI
Bardhi:
 Ne nuk jemi kundër parave që i shkojnë buxhetit të shtetit. Konstatimi është i pasaktë. Nuk ka kundërshti nga ana jonë për konfiskimin. Kundërshtimi ynë është që kur ligji urdhëron konfiskimin, do të thotë që kjo pasuri kalon në pronësi të buxhetit të shtetit. Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit.
Kokona: 
Duke marrë shkas nga përgjigja juaj dhe nga mënyra se si disponoj këtë shkresë. ka një mospërputhje mes faktit që kjo VKM i referohet një grupi specifik apo një grupi më të gjerë. Zoti Bardhi po i referohet fakti se kjo VKM ka si subjekte për zbatueshmëri të saj një grup të caktuar subjektesh. I referoheni një grupi të caktuar apo jo?
Bardhi: Nuk ka asnjë qëllim, përfitues të këtij VKM janë një grup oligarkësh që përfitojnë nga konfiskim i këtyre pasurive.
Holta Zaçaj: Ju tërheq vëmendje. Kur të dilni nga kjo sallë, keni të drejtën tuaj të flisni dhe të jepni mendimin tuaj. këtu respektoni etikën e gjykatës. Por anatemimet dhe epitetet….atë e dini ju. ne jemi këtu me sy dhe veshë që të merreni me thelbin e problemit. Kur të drejtoheni me njëri-tjetrin, mos të flasim me elementë që i përkasin politikës.
Bardhi: Unë nuk përdora fjalë jo fyese. Besoj se kolegia nuk u fye nga fjala ime. Nuk e di pse u shqetësuat ju. Është term që përdora. Kolegia më pyeti se kush përfiton. I thashë; oligarkia. S’ka term fyes këtu. Ju drejtova me shumë respekt.
Holta Zaçaj: Po mundohemi të sqarohemi!
Bardhi: Nuk kam mbaruar. S’po lejohem që të flas. Kam dëshirë, vullnet dhe të drejtë ligjore që të jap përgjigjet e mia. S’po përdor asnjë fyerje, kam të drejtën time për të dhënë përgjigje. përgjigja ime ishte; Po nga kjo VKM përfiton një kategori oligarkësh.

Elira Kokona: Pyetja ime është, në cilën pjesë të VKM-së përjashtohet ankandi?

Marash Logu: I jep subjektit zhvillues që i është konfiskuar ndërtimi të drejtën e parablerjes që shpreh dëshirën për të vlerë objektin. Nëse shfrytëzohet e drejta e parablerjes, ndiqet procedura e zakonshme.

Gazment Bardhi: Ky vendim është miratuar pas një denoncim nga mua për një ndërtues që kishte ndërtuar 5 kate pa leje në qendër. Menjëherë për t’i dhënë zgjidhje. Edhe pasi dështoi kjo procedurë doli një VKM tjetër. Ky është konteksti mbi të cilën është miratuar kjo VKM.